75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Nissani” zbulon një model të ri fantastik elektrik

“Nissani” mori një tjetër hap në makinat elektrike, duke zbuluar modelin “Ariya”. Me një pamje të mprehtë që shpreh disenjimin e konceptit të makinave të vitit të fundit, automjeti kap nga 0 deri 100 KMH për më pak se 5 sekonda.

Makina vjen me dy versione motorësh një prej tyre është motor i vetëm FWD (215 kuaj fuqi ) ndërsa tjetri është motor i dyfishtë “e-4ORCE ” AWD (389 kuaj fuqi) , të cilët përfshijnë një pedal elektronik që lejon shoferin të akselerojë shpejtësinë dhe të frenojë mjetin me një buton të vetëm.

Diseanji i brendshëm është unik, ndryshe kabinat normale. Për më tepër është implementuar sistemi i fundit teknologjik ProPilot 2.0 për të ndihmuar shoferin dhe integrimi teknologjisë smart home, “Apple carplay” dhe “Android suto”.

Nissan Ariya do jetë në shitje në mesin e vitit 2021.