75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / G T

Nistelrooy del të jetë trajner i madh, mbrëmë debutoi me fitore te Leicester City

Skuadra e Leicester Cityt ka shënuar fitore të madhe mbrëmë në Premier League, javën e 14-të, pasi mposhti 3:1 West Ham Unitedit.

Trajner për “The Fox” ishte legjenda holandeze, Ruud van Nistelrooy, shkruan Indeksonline

Nistelrooy debutoi me fitore te skuadra e Leicester Cityt, pasi u emërua në stolin e ish-kampionëve të Premier League pak ditë më parë.

Legjenda e futbollit holandez, ishte asistet i Erik Ten Hagit te Manchester Unitedi. Pas shkarkimit të Ten Hag ai mori përsipër udhëheqjen e “djajve të kuq” në katër ndeshje, ku fitoi në tri dhe barazoi në një.

Kështu në pesë ndeshjet e fundit si trajner, Ruud van Nistelrooy ka shënuar katër fitore dhe ka barazuar në një ndeshje./Indeksonline/