Nita Shala tregon arsyet e dorëheqjes nga pozita e zv/ministers së Drejtësisë

Nita Shala, ka dhënë dorëhqeje nga pozita e zëvëndësministres së Drejtësisë.
Shala ka dhënë disa arsye pse ka marrë një vendim për dorëheqjen nga post i zv-ministres së Drejtësisë.
“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvëndësministres së Drejtësisë”, tha Shala për RTK-në.
Duke shpjeguar arsyet, ajo tha se dorëheqje ka dhënë pas një vendimi që ka marrë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.
Ky Këshill, ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që të shërbejnë në dy detyra publike njëkohësisht.
“Marrë parasyshë përgatitjen time dhe përkushtimin tim për të kontribuuar në ngritjen e brezave të juristëve të rinj në republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të zëvëndësministres, më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”.
Megjithatë, ajo deklaroi se shërbimi në pozitën e zëvëndësminsitres në kabinetin qeveritar të kryeministrit Kurti, ka qenë nder për të dhe për këtë i është mirënjohëse.
Shala është emëruar në këtë post nga kryeministri AlibinKurti në mars të vitit 2021.