Nitaj: Armiqtë e Kosovës dhe të Haradinajt kanë filluar të bëhen gjithnjë e më agresivë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se armiqtë e Kosovës dhe të kryeministrit Haradinaj, kanë filluar të bëhen gjithnjë e më agresivë.
Sipas tij, të pafuqishëm për t’u përballuar me të vërtetët, tash kanë nisur edhe një fushatë të egër me lajme të rreme madje duke i sponsorizuar ato që të lexohen sa më shumë, transmeton Indeksonline.
Duke komentuar publikimet e fundit të disa fotografive ku Haradinaj shihet duke djegur flamurin amerikan, Nitaj tha se miqësia dhe partneriteti i Haradinajt dhe i Kosovës me SHBA-në është më i madh se sa gjithë armiqtë e Kosovës dhe të Amerikës bashkë.
Postimi i plotë:
Armiqtë e Kosovës dhe të Kryeministrit Haradinaj, kanë zënë të bëhën gjithnjë e agresivë! Të pafuqishëm që të përballën me të vërtetat, tash kanë filluar një fushatë të egër me lajme të rreme madje edhe duke i sponsorizuar ato që të lexohen sa më shumë! Ata e paskan hapur edhe një faqe në facebook me emrin KUNDRA dhe paskan kriju buxhet që me i sponsorizu rrenat e tyre, duke bërë përpjekje që Kryeministrin Haradinaj ta paraqesin si antiamerikan!
Por miqësia e dhe partneriteti i Kryeministrit dhe i Kosovës me Shtetet e Bashkuara, është më i madh se sa gjithë armiqtë e Kosovës dhe të Amerikës bashkë!
Ju “policia kibernetike” kqyrne pak këtë punë!
MN