75 Mall Live Search
18:35 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Nitaj: Është e logjikshme, bartës i listës në zgjedhje do të jetë Ramush Haradinaj

Nënkryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Muharrem Nitaj, në një prononcim për IndeksOnline ka bërë të ditur se në Kryesinë e Aleancës nuk është diskutuar ende çështja e kandidimit për postin e presidentit të Ramush Haradinaj, pasi tani është një realitet i ri.

Ai tha se ata janë në fazën e diskutimeve për listën dhe bartësin e saj për zgjedhjet parlamentare.

Nitaj për IndeksOnline tha se “është më se e logjikshme që kësaj liste t’i prijë Ramush Haradinaj dhe besoj se kështu do të jetë”.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese çështja e zgjedhjes së presidentit i takon një faze tjetër. Ne në Kryesinë e Aleancës nuk e kemi diskutuar këtë çështje pas realitetit të ri të krijuar pas vendimit që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Tani jemi në fazën e diskutimeve për listën dhe bartësin e saj për zgjedhjet parlamentare. Ende nuk e kemi një vendim përfundimtar por është më se e logjikshme që kësaj liste t’i prijë Ramush Haradinaj dhe besoj se kështu do të jetë.

Çdo lajm tjetër është spekulim”, tha ai./IndeksOnline/