12:54 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nitaj krahason LDK-në dhe VV-në me Listën Serbe për mos-arritjen e votimit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Ksovoës, Muharrem Nitaj ka krahasuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së me Listën Serbe.

Sipas tij e gjithë kjo lidhet me mungesën e tyre në seancën e sotme ku  pritej të votohej Projektligji për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, transmeton Indeksonline.

Pas dështimit të votimit,Nitaj ka thënë se votimi nuk pritej nga Lista Serbe por munguan edhe at atë LDK-së dhe VV-së.

Postimi i plotë:

Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së!
Natyrisht votimin e Lisës Serbe as që e kemi pritur.
MN