21:24 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nitaj për postin e presidentit: Në konfiguracion aktual politik, Haradinaj është njeriu më i përshtatshëm

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj beson se kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj është personi më i përshtatshëm për të qenë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Sipas tij, Haradinaj  është personi më i përshtatshëm për ta marrë këtë pozitë duke parë situatën aktuale politike, transmeton Indeksonline.

“Nëse një njeri  në konfiguracion aktual politik që e ka Kosova dhe në kohën e përplasjeve që i ka Kosova sot, është njeri më i përshtatshëm ose faktori që mund t’i ketë disa elemente unifikuese që janë të domosdoshme për një president vendi, për mendimin tim dhe vlerësimin tim është Ramush Haradinaj”, tha ai në RTV Dukagjini./Indeksonline/