18:20 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nitaj: Ramush Haradinaj po paguan çmimi të lartë për vendin e tij

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj dorëheqjesë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nitaj ka shprehur mëllef e tij duke thënë se është e sata herë që Haradinaj duhet të paguaj cmim të larta për vendin e tij.

“Eshte e sata here qe Ramush Haradinaj paguan çmim te larte per vendin e tij. Eshte e dyta here qe ai heq dore nga pozita e Kryeministrit per te plotesuar ate detyrimin e drejtesise nderkombetare, qe ne kurre nuk e kemi kuptuar! Sot eshte veshtire te mos rreshtohesh pas Ramush Haradinajt! “