75 Mall Live Search
21:19 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë sonte i rrezikshëm

Edhe sonte në kryeqytet cilësia e ajrit që thithim po vazhdon të jetë e njëjtë sikurse mbrëmë dhe netëve të kaluara.

Për dallim nga herët e kaluara kur ajri cilësohej i pashëndetshëm, niveli sonte ka shkuar edhe më tutje, duke hytë në kategorinë i rrezikshëm, shkruan Indeksonline.

Sipas matjeve të bëra në ora 20:00 nga matësi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, sonte niveli ka arritur në 322 pmm.

Kjo situatë po përsëritet tash e disa muaj në Kosovë, derisa është bërë thirrje për mospërdorim të thëngjillit dhe lëndëve djegëse. /Indeksonline/