Niveli i profesionalizmit zero, pyetja idiotike e gazetarit kosovar
Franco Baresi dhe Daniele Massaro, dy nga legjendat e AC Milan dhe futbollistë që kanë fituar shumë trofe në Itali dhe në Evropë, sot u paraqitën në konferencën për media të këtij klubi në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.
Baresi dhe Massaro iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të akredituar, por një nga pyetjet ishte shembull i sjelljes joprofesionale dhe idiotike, që i bën dëm gazetarisë dhe gjithçkaje që lidhet me këtë profesion.
Një person i akredituar i pyeti Baresin dhe Massaron nëse duan të bëjnë përforcime pasi “merdat” fqinje nga Torino janë përforcuar. Të quhen m…* ekipet tjera nga Milano dhe ekipet nga Torino duke aluduar në Interin dhe Juventusin, jo vetëm që nuk ka lidhje as me gazetari, e as me tifozllëk, por shënon një pikë të re të ulët ku ka rënë ky zanat në Kosovë.