Nivokazi shënon hat-trik në Zvicër, kalon Shaqën me gola
Skuadra e Sionit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Young Boysave në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Zvicrës.
Golat për skuadrën vendase i shënoi futbollisti kosovar, Rilind Nivokazi, shkruan Indeksonline
Me këto tri gola, Nivokazi shkon në kuotën e 11 shënimeve, një më shumë se Xherdan Shaqiri.
Kujtojmë që golashënuesi më i mirë në ligë është Fassnacht me 15 gola./Indeksonline/

