75 Mall Live Search
16:25 / E Martë, 16 Korrik 2024 / Gj. Sh

Një 13-vjeçar mbytet në lumin Drin

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në fshatin Mjedë.

Një 13-vjeçar është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin.

“Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.