15:27 / E Martë, 30 Prill 2024 / mp

Një 13 vjeçar u vra nga sulmi me shpatë në Londër

Një djalë 13-vjeçar u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë në Londër të martën ku përfshihej një burrë me shpatë.

Policia tha se nuk beson se incidenti ishte i lidhur me terrorizmin.
Lidhur me rastin policia  arrestoi një 36-vjeçar pas incidentit pranë Hainault në lindje të Londrës.

Pamjet treguan një burrë të veshur me të verdhë duke mbajtur atë që dukej të ishte një shpatë.

“Me pikëllim të madh konfirmoj se njëri prej të plagosurve, një djalë 13-vjeçar, ka vdekur. Ai u dërgua në spital pasi u godit me thikë dhe fatkeqësisht vdiq pak më pas,” tha shefi i policisë metropolitane të Londrës, Stuart Bell.