75 Mall Live Search
20:00 / E Hënë, 11 Mars 2024 / FR

Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, arrestohen dy persona

Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Drenas, gjatë së dielës.

Policia ka arritur që t’i arrestojë personat e dyshuar.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars. Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj.

Hetuesit policorë nga stacioni policor në Malishevë me të paraqitur rasti, u vunë në aksion ku edhe arritën ta lokalizojnë vendndodhjen e të miturës”, ka thënën Gashi për Indeksonline.