Një 17-vjeçar ngjit Lazio-n në vend të dytë

Lazio ka triumfuar me një gol të realizuar nga talenti 17-vjeçar Luka Romero ndaj Monzës. Skuadra e Sarrit vuajti përballë Monzës, madje pësoi edhe një gol në fillimin e ndeshjes nga Petagna, i cili më pas u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, ky është një takim, të cilin talenti Luka Romero nuk do ta harrojë kurrë. I aktivizuar pak minuta nga Sarri në ndeshjet e fundit, ai u fut si zëvendësues në pjesën e dytë në këtë ndeshje, të cilën e vendosi pikërisht goli I tij I parë në Serie A.
Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Milani, por me një golavarazh më të mirë, 8 pikë nga Napoli i vendit të parë.
Luka Romero scored his first goal for Lazio in Serie A yesterday. He is already the second youngest player to convert in Lazio's history, at 17 years and 357 days.👏❤️👍🇦🇷pic.twitter.com/a78l4HHcBu
— Albiceleste News (@AlbicelesteNews) November 11, 2022