Një 17-vjeçar vulos ndeshjen e “zjarrtë”, Brazili mposht Anglinë në stadiumin “Wembley”

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore minimale 0:1 në miqësore ndaj Anglisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi talenti i ardhshëm i Real Madridit, Endrick, shkruan Indeksonline
Endrick shënoi në minutën e 85’të për t’ia dhënë fitoren Kombëtares së tij dhe ky ishte goli i parë në karrierë me fanellën e Brazilit.
“Tre Luanët” miqësoren e ardhshme e zhvillojnë pas tri ditësh, më 26 mars ndaj Belgjikës, kurse Brazili ndaj Spanjës./Indeksonline/