75 Mall Live Search
16:38 / E Diele, 12 Tetor 2025 / b l

Një 18-vjeçar dyshohet se fotografoi votën në Mitrovicë, i dyshuari shoqërohet në polici

Një 18-vjeçar në Bare të Mitrovicës dyshohet se ka fotografuar votën gjatë procesit të votimit.

Dyshuari për këtë u shoqërua në Polici.

Lajmin për KosovaPress e bëri të ditur, Fetije Bajrami prokurore në Prokurorinë e Mitrovicës.

“Është në ndalim policor, te shohim tash. Ka bërë fotografim të votës. Është i moshës 18 vjeçare. Është duke dhënë deklaratë”, tha Bajrami.

Gjatë ditës është raportuar se në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Carabreg të Deçanit një person dyshohet se ka fotografuar votën dhe me të janë marr organet e drejtësisë, ndërsa po në këtë qendër votimet janë ngritur dyshime për presion tek votuesit. Këto dyshime i paraqiti kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj.