09:31 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një 23-vjeçar në qelinë e tij në Dubravë, që po vuante dënimin

Sipas informatave të KMDLNj-së një i dënuar përkatësisht F. I  23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë. I ndjeri, në vujatje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga 9 janari 2019.

Në mbrëmje, përkatësisht në orën 20:15 të 5.09.2019 është sjell urgjentisht në stacionarin e QK në Dubravë  F.I. nga stafi mjekësor dhe sigurimi. Ndërkaq në orën 20.45 kontastohet se nuk kishte shenja jete.

Gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me  ç’rast kishin deklaruar se e mendonte vetëvarjen, prandaj është vendosur nën përcjellje të përhershme. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e burgut të Dubravës.

KMDLNJ-ja thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria.

KMDLNJ-ja kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme rrethanore që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I..

KMDLNJ-ja kërkon që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi shëndetsor i burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmën.