15:53 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / LB

Një 41 vjeçar vdes në spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

Një 41-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi.

Raportohet se viktima ishte në trajtim për shkak se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.