Një 47 vjeçar nga Prizreni vdes nga Covid-19

IKSHPK-ja, sapo ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga Covidi-19, 11 persona.
Mosha e tyre është nga 47 deri në 78 vjeç, raporton IndeksOnline.
47-vjeçari që humbi betejën me Covid, ishte nga Komuna e Prizrenit dhe njëherësh ishte rasti i vetëm që ka përfunduar me vdekje në këtë komunë brenda 24-orëve të fundit.
Ndërsa në Gjilan janë shënuar 3 raste të vdekjeve, një 62–vjeçar, një 67- vjeçar dhe 72-vjeçar.
Ndërsa dy raste ka pasur edhe në Komunën e Gjakovës, bëhet fjalë për një 51 dhe një 64- vjeçar.
Raportimi i plotë:
Brenda 24-orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).