75 Mall Live Search
19:16 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Një 48 vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vërboc të Kllokotit

Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën në fshatin Vërboc të Kllokotit.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai ka deklaruar se sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore.

”Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete”, ka deklaruar i njëjti.Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit”, ka pohuar Osmani.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes.

Osmani shtoi se hetues policorë nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon procedurat hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit./Indeksonline/