75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 13 Maj 2025 / AR

Një 50-vjeçar qet me armë në një aheng familjar në Petrovë, shoqërohet në polici

Një person me iniciale B.H., 50-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor të Shtimes pasi qiti me armë gjatë një ahengu në fshatin Petrovë.

Policia bën të ditur se i dyshuari ka dorëzuar armën dhe ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore dhe njësia e hetimeve nga stacioni policor Shtime kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas kontaktit me organizatorin e ahengut, është konstatuar se një mysafir kishte shtënë me një armë të gazit. I dyshuari B. H, 50 vjeç ka dorëzuar armën dhe është shoqëruar në polici, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.