75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 25 Gusht 2024 / FR

Një 60-vjeçar dyshohet se u gjet i vdekur pranë një qendre masazhi në Prishtinë

Një 60 vjeçar dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete në njërën prej qendrave të masazheve në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes në qendrën e masazhit me lokacion në Dragodan.

Sipas sinjalit, burri nuk kishte dokumente identifikimi me vete në momentin kritik.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje më të detajuar.