75 Mall Live Search
21:21 / E Martë, 02 Korrik 2024 / MSH

Një 65-vjeçar gjendet i vdekur në një motel, dyshohet se me të ishte një vajzë 27-vjeç

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Sipas gazetës Sinjali, viktima është i moshës 65-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë të moshës rreth 27-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.