Një 76-vjeçar shoqërohet në polici, posedonte armë zjarri

Më 24.09.2024, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B. B (M/K), i moshës 76-vjeçar, tek i cili kanë gjetur armë e zjarri ( pistoletë) me tre fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti është iniciuar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë.