Humb jetën një 77-vjeçar në Fushë-Kosovë, policia: Ra në hapësiren e liftit nga një lartësi 3-metrash

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një person që humbi jetën pasi ra në një hapësirë të liftit.
Policia ka dhënë detaje shtesë rreth inicdentit, ku bëri të ditur se ka rënë nga një lartësi prej 3-metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
Rr. “Agron Rrahmani”, Fushë-Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3-metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/