75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Një Adolf Hitler i ri në politikë, fiton 84.8% të votave në zgjedhje!

Në zgjedhjet rajonale në Namibi, Adolf Hitler Uunona, është zgjedhur administrator i ri i rrethit.

Madje, Adolf Hitler Uunona (emri i plotë) ka fituar 85.8% të votave dhe do të jetë administrator në rajonin e Oshanës.

Këtë emër ia kishte lënë babai, duke mos pasur shumë njohuri për Hitlerin e vërtetë.

“Më vonë e kuptova se ai donte të pushtonte botën dhe ka vrarë miliona hebrenj”, ka qenë arsyetimi i babait të Adolf Hitlerit nga Namibia.

Ka pasur shumë këshilla që Hitleri namibian të ndryshojë emrin, por nuk e ka pranuar këtë gjë.

“Emri im është në të gjitha dokumentet zyrtare dhe nuk dua ta ndryshoj” ka thënë ai./Indeksonline/