13:25 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / L K

Një afrikan do të marr drejtimin e Prishtinës

Ndubuisi Emmanuel Egbo do të jetë trajneri i ri i Prishtinës. Pas largimit të Debatik Currit, drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë zgjedhur “timonierin” e ri. Ai pritet të prezantohet sot në ambientet e Prishtinës për të nisur menjëherë nga puna.

50-vjeçari nigerian do të mbahet mend gjatë në vendin tonë, jo vetëm për kontributin e tij si portier te Tirana, por për titullin kampion të fituar në vitin 2020 me kryeqytetasit.

Puna fantastike ka rënë edhe në sytë e kosovarëve, që kanë nxituar ta kenë në gjirin e vet.