Një aksident me fatalitet, policia shqipton rreth dy mijë gjoba trafiku brenda 24- orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1923 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24-orëve të fundit.
Gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, 2 persona janë në vuajtje të dënimit, kurse një tjetër është në ndalim policor.

