Vdes 17 vjeçarja nga një aksident në Gjakovë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjakovë, saktësisht në ora 16:35.
Nga lëndimet e rënda si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetën femër, 17 vjeçare, raporton Indeksonline.
Saktësisht aksidenti ka ndodhur në lagjen Shkugës, dhe personi i dyshuar në këtë rast është arrestuar dhe po mbahet në ndalim policor.
Kjo është komunikata e plotë:
Sot me datë 19.11.2017 në ora 16:35 Policia në Gjakovë ka marr informatë se në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit ,,La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.
Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Nga lëndimet e rënda E. B ,femër/ kosovare/ shqiptare e moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë.
Personi i dyshuar I. H , mashkull/ kosovar/shqiptar i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
.