Një amerikan për 10 minuta ka ngrënë 71 hot-dog
Në New York të SHBA-ve me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut, u mbajt gara tradicionale vjetore e ngrënies së hot-dogëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kategorinë e meshkujve fitoi kampioni i vitit të kaluar Joey Chestnut, i cili hëngri 71 hot-dogë për 10 minuta, duke shënuar fitoren e tij të 12-të në këtë garë.
Vitin e kaluar, ai hëngri 74 hot-dogë, që ishte një rezultat rekord. “Këtë vit qëllimi im ishte të ha 75 hot-dogë. Dua të thyej rekorde, por fillova të haja shumë shpejt”, tha Chestnut.
Vendin e dytë e fitoi Darron Breedon nga Virginia që hëngri 50 hot-dogë.
Joey Chestnut devours 71 hot dogs for 12th Nathans Hot Dog Eating Contest title. | @cbcsports pic.twitter.com/0FxLNkvVkk
— CBC (@CBC) July 4, 2019
Në kategorinë e femrave më e mira ishte Miki Sudo e cila fitoi vendin e parë në pesë vitet e fundit. Këtë vit ajo hëngri 31 hot-dogë për 10 minuta ndërsa vitin e kaluar ajo arriti të hante 37 hot-dogë.
Vendi i dytë në kategorinë e femrave i takoi Michelle Lesco, që hëngri 26 hot-dogë.
Gara e ngrënies së hot-dogëve në Coney Island, e cila çdo vit ndiqet nga mijëra njerëz, mbahet që nga viti 1972.