75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Një anëtar i klubit të Torinos del pozitiv me Covid-19

Skuadra italiane, Torino para pak çastesh e ka njoftuar tifozët e saj, se një anëtar nga ekipi i tyre ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Torino nuk e ka bërë të ditur emrin e anëtarit të tyre, por pritet që brenda pak orësh të vërtetohet kjo, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka publikuar skuadra e Vojvodës në profilin e tyre në “Twitter”.

“Ai është simptomatik, kurse anëtarët tjerë do t’i nënshtrohen rregullave të vëna nga autoritetet përkatëse”, thuhet në njofitmin e klubit.