Një angleze sulmohet fizikisht nga një shqiptar

Një femër shtetase e Anglisë është sulmuar fizikisht në Shtërpcë nga një mashkull, shtetas i Shqipërisë.
Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar.
“Ankuesja femër shtetase angleze ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.