“Një artist që bëri histori”, ish-lojtari i Zvicrës me fjalë të mëdha për Shaqirin: Kishte cilësi të jashtëzakonshme!

Lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri, njoftoi të hënën pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar pas aventurës së fundit në Euro-n 2024.
Shumë legjenda të futbollit dhe ish-lojtarë të fanellës “Helvetike” reaguan për pensionimin e “Shaqës”, shkruan Indeksonline
Ish-lojtari i Kombëtares së Zvicrës, Johan Djourou e ka cilësuar Shaqirin si një artist të madh të futbollit dhe që shkroi historinë e futbollit “Helvetik”.
“Xherdan Shaqiri është një monument i futbollit zviceran. Ai kishte cilësi të jashtëzakonshme. Ai është një artist që formësoi historinë e futbollit zivcran, me golat e tij spektakolar. Ai gjithashtu kishte një personalitet të madh, një djalë gjithmonë i motivuar dhe pozitiv. Kam disa kujtime të veçanta me të. Unë do e veçoja hat-trikun e tij kundër Hondurasit në Kupën e Botës 2014.
“Ky vetëmohim, kjo sakrificë, duke i bërë gjërat e ndërlikuara të duken të lehta. Ai me të vërtetë kishte atë në vete. Ai kurrë nuk ishte i kënaqur dhe gjithmonë na befasonte. Ashtu si me golin e tij ndaj Polonisë”, tha ish-lojtari i Arsenalit Johan Djourou.
Kujtojmë që Shaqiri me Zvicrën zhvilloi 125 ndeshje, shënoi 32 gola dhe bëri 34 asiste./Indeksonline/
