“Një autobus dhe një veturë …”, Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën rreth orës 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë të Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoj se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus me targa vendore.
“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshatiSlivovë-Ferizaj. Aksident trafiku me lëndime trupore ku ne këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: Një veturë dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i vetures dhe katër pasagjeret, të cilët pas tretmanit mjëksore në emërgjencen e Ferizajt, katër persona dërgohen ne Q.K.U.K-Prishtinë për tretman të mëtujeshëm mjekësor”, ka thënë Veseli.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, i cili përmes një njoftimi, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje kome, e një tjetër ka dalë nga operacioni.
“Sipas informatave të fundit, një prej tyre është ende në gjendje kome, një tjetër sapo ka dalë nga operimi, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim për lëndimet që kanë pësuar”, ka shkruar ai në Facebook.
Mes tjerash, Jakupi iu ka uruar shërim të shpejtë që të pesë të lënduarve./IndeksOnline/