Një autobus me ndihma, tifozët e Vushtrisë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti
Sot një autobus ka mbërritur nga Kosova drejt Durrësit nga tifozë të skuadrës së Vushtrisë. Të pyetur për mikrofonin e Rtv Ora se çfarë ka dërguar për të prekurit nga tërmeti janë shprehur se kanë sjell ushqime, veshmbathje, ujë e të tjera të nevojshme për të prekurit nga tërmeti .
Sa e vështirë ka qenë për të organizuar këtë nismë? “Tifozët e Vushtrisë u shprehën: Organizimi ka qenë i thjeshtë dhe i madh nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës për këtë ngjarje të rëndë. Në organizim kanë marrë pjesë vullnetarisht shumë persona për të grumbulluar dhe më pas për ti sjell drejt Durrësit”.
Qytetarët e Kosovës treguan se kanë udhëtuar gjatë gjithë natës dhe për ta ky akt është një detyrim për gjithçka ndodhi.