75 Mall Live Search
07:47 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / MSH

Një avion i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik

Avioni i “Japan Airlines” ka pësuar një sulm kibernetik, si pasojë e kësaj kanë njoftuar për vonesa dhe se gjithashtu nuk përjashtohen anulimet e fluturimeve.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi pësuar një sulm kibernetik dhe jemi duke u marrë me këtë situatën,” deklaroi një zëdhënëse e transportuesit të dytë më të madh të Japonisë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas kompanisë, sulmi preku sistemet e brendshme dhe të jashtme të IT. Sulmi kibernetik ndaj JAL vjen pas një sërë veprimesh të ngjashme që më parë kanë pasur në shënjestër institucione publike apo kompanitë e mëdha në vendin aziatik.

Gjithashtu ritheksohet se edhe në fund të vitit 2023, agjencia hapësinore japoneze (JAXA) njoftoi se kishte pësuar një sulm kibernetik.