Një baba i moshuar, legjenda e sportit njofton lajmin në prag të “pensionit”

Boris Becker po bëhet baba për herë të pestë. Legjenda botërore e tenisit e njoftoi lajmin dje në rrjetet sociale.
“Një mrekulli është rrugës”, shkroi Boris Becker (57-vjeçar) në mbishkrimin e një videoje të gruas së tij Lilian de Carvalho Monteiro (34-vjeçare), e cila po pozonte me një fustan të bardhë me barkun e saj të dukshëm.
“Më e mira ende nuk ka ardhur”, shtoi me gëzim babai në pritje.
Çifti u martua në shtator të vitit 2024. Për Lilian de Carvalho Monteiro, ky është fëmija i parë./Indeksonline/