Një baba si Ledri, nis pushimet me vajzën e tij

Reperi i njohur Ledri Vula ka nisur pushimet me vajzën e tij, Poem Blu, duke treguar edhe një herë anën e tij të përkushtuar si baba.
Në rrjetet sociale, Ledri ka ndarë momentin e ëmbël me të bijën, teksa shijojnë kohën së bashku larg angazhimeve të përditshme, shkruan Indeksonline.
Në fotot dhe videot e publikuara, shihet se babë e bijë po kalojnë çaste të bukura duke u relaksuar në një destinacion piktoresk.
Ndërkohë, Ledri vazhdon të jetë aktiv edhe në muzikë, me projekte të reja në horizont që priten me padurim nga publiku./Indeksonline/