Një berber nga Kosova, njihet nga të gjithë në Luksemburg

Një shqiptar po bën krenarë të gjithë bashkatdhetarët në Luksemburg.
Shqiprim Sylaj, i njohur nga të gjithë si Pimi, vjen nga Kosova dhe është bërë një nga berberët më të njohur në Esch-sur-Alzette. Pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi, ai ka ndërtuar një emër të madh në këtë profesion dhe sot është ndër më të kërkuarit në qytet.
Salloni i tij, “Pimi Barbier Coiffure”, ndodhet në zemër të qytetit, në adresën: 61 rue Victor Hugo, L-4141 Esch-sur-Alzette, dhe njihet nga të gjithë për ambientin modern dhe mikpritës.
Pimi është i njohur si një maestro i vërtetë i flokëve dhe mjekrave, duke ofruar prerje dhe stilime profesionale për çdo shije. Klientët e tij e vlerësojnë për përpikërinë, kreativitetin dhe shërbimin e shkëlqyer.
Për këdo që dëshiron një ndryshim të freskët në pamjen e tij, një prerje moderne apo një rregullim perfekt të mjekrës, vizita te Pimi është zgjedhja e duhur. Ai jo vetëm që kujdeset për pamjen, por krijon edhe një eksperiencë të këndshme për secilin që hyn në sallonin e tij.