75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / B O

Një BMW e jashtëzakonshme ekspozohet në ‘Abu Dhabi Motors’ [Foto]

BMW Abu Dhabi Motors vazhdon me modifikime fantastike.

Ata kanë prezantuar tani një Serie 7 me një eksterier me ngjyrë të kalter, të cilën e ka edhe modeli i ri BMW M2.

BMW M760Li xDrive është duke u ekspozuar në sallonin e BMW-së në Abu Dhabi. Makina ka boshtin e rrotave të zgjeruar, enterier me lëkurë të kuqe Nappa, dizajn me elemente druri, si dhe ka timon prej lëkure me ngjyrë të zezë me etiketën “M”.

Ky model mundësohet nga një motor 6.6 litërsh V12 që gjeneron 610 kuajfuqi, me një marsh automatik me 8 shpejtësi.

Kjo bën që shpejtësinë 0-100/orë ta arrij për 3,7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 304 km/orë . /IndeksOnline/