Një ‘bombë’ në Instagram, por Kylie Jenner zhgënjen në jetën e përditshme!
Ajo është miliarderja më e re në botë dhe një mbretëreshë e Instagramit.
Kylie Jenner e cila ka linjën e produkteve të bukurisë më të njohur në botë, ka befasuar me paraqitjen e radhës, transmeton Indeksonline.
21 vjeçarja u paraqit pa grim, një palë syze, veshje sportive dhe e thjeshtë.

Edhe pse make-up eshtë biznesi dhe përditshmëria e saj, madje edhe Kylie ka nevojë për ditën pushimi nga rutina e përditshme.

Kjo gjendej e yllit televiziv ka befasuar adhuruesit e saj, pasi pamja e Kylie ishte larg nga ajo që shohim në rrjetet sociale ku ajo duket një mbretëreshë e vërtetë.

Të njëjtën ditë me këtë dalje publike të Kylie ishte hedhur disa foto të ndryshme në llogarinë e saj të Instagramit me mbi 138 milionë ndjekës, ku ajo dukej komplet një njeri tjetër.

Kujtojmë që Kylie është mjaft e komentuar edhe për ndërhyrjet e shumta që ka bërë në pamjen e saj të jashtme./Indeksonline/
