22:52 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Një burrë dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Pejë

Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i rritur në Pejë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast”, tha Nikçi./Indeksonline/