75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Një burrë gjendet i vdekur në një vilë në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete, në Gjakove.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës. Përveç njësiteve policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Indeksonline