75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Novobërdë

Të premtën pasdite një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Kllabukarë të Novobërdës.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes rreth orës 15:30.

Më tutje me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi” thuhet në njoftimin e Policisë.