75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 17 Prill 2025 / FR

Një burrë gjendet pa shenja jete në Gjilan, jetonte i vetëm

Të mërkurën, policia ka njoftuar një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte jetuar i vetëm.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Gjilan / NN. Më 16.04.2025 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas fqinjëve viktima kishte jetuar i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/