75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Një burrë në Ferizaj gjendet pa shenja jetë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e shtunë në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ngjarja ka ndodhur në fshatin Varosh të Ferizajt, mbrëmjen e së shtunës.

Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq që vdekja po quhet e dyshimtë nga ana e policisë.