75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / mp

Një burrë në Klinë e bën për spital gruan e tij

Një burrë në Klinë e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është shtrirë në Spitalin e  Pejës, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.