Një burrë nga Drenasi kërkon ndihmë mjekësore, dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri

Një burrë nga Drenasi, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë. Ndërsa nuk është gjetur arma , me të cilën dyshohet se është plagosur personi në fjalë. Rasti është duke u hetuar nga njësitët relevante.
“Gllogoc / 01.12.2024 – 12:40. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi ai dyshohet se është vetëplagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.