Gjendet i vdekur në rrugë një burrë, nga Kamenica

Një burrë nga Kamenica është gjetur i vdekur në rrugë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Stalic të Kamenicës, njofton policia në raportin 24-orësh.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“ Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thekson policia.